Ka eskaluar gjithçka mes LDK-së e VV-së, ja përplasja e ashpër, që për pak të kërcasin edhe grushtet: “Mshile more gojën, palaço”

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Driton Selmanaj dhe anëtari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, patën një përplasje shumë të ashpër mbrëmë në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Gjithçka filloi kur Zëvendëskryeministri Selmanaj, duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci të VV-së, me ironi tha se e respekton atë më shumë pasi që ai publikoi një foto me Adem Jasharin.

E, deputeti Bajqinovci nuk reagoi ndaj kësaj deklarate, por deputeti tjetër Basha.

Ndërsa deputeti Basha ishte duke folur, ai iu drejtua Selmanajt se është një palaço dhe si përgjigje, ky i fundit iu drejtua Bashës me fjalët “mbyll gojën”.

Dhe, situata ishte aq e tensionuar saqë bëri që disa nga deputetët e tjerë të LDK-së, si Arben Gashi, Besa Gaxherri dhe Xhavit Ukaj, të futeshin në mes para se të plasnin grushtat.

Në vijim, ne ju sjellim pamjet. Mund t’i shikoni nga ora 5:09:00.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close