Isa Mustafa në hall, edhe një deputete i del kundër

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa disa ditë më parë deklaroi se partia e tij ka hequr vijat e kuqe kundër PDK-së.

Por jo të gjithë deputetët e LDK-së janë “pro” të deklaratës së shefit të tyre.

Kundër një koalicioni të mundshëm me PDK, është deputetja e LDK-së nga Gjilani, Valentina Bunjaku, e cila thotë se ka shumë arsye për këtë qëndrim.

“Unë mendoj se PDK nuk duhet të përfshihet në Qeveri, ka shumë arsye pse PDK nuk duhet të përfshihet në qeveri”, tha Bunjaku në Shkurt.

Sa i përket mendimit mospajtues që ajo ka me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për futjen e PDK-së në Qeveri, deputetja Bunjaku tha se nuk pret që të penalizohet nga kryetari i saj, sepse siç tha ajo, Mustafa i penalizon ata që veprojnë ndryshe nga LDK-ja, dhe jo ata që kanë mendim të kundërt.

“Isa Mustafa kurrë nuk penalizon këdo që thotë një mendim tjetër, por atë që vepron ndryshe”, tha Bunjaku.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close