VV-ja paralajmëron një sondazh ku e nxjerr veten fituese, tregon edhe cila është përqindja që do të marrë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për shtyp ka përkujtuar një përvjetor të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku kjo parti doli e para.

Sipas Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët votuan për ndryshimet rrënjësore që i duhen vendit dhe ndëshkuan politikat e gabuara dhe politikanët e korruptuar.

Kjo parti konsideron se tani vullneti i njerëzve është prishur, ndërsa njofton një kthim në pushtet.

Albulena Haxhiu nga kjo parti tha se sipas një sondazhi të fundit që do të publikohet së shpejti, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbështetjen e mbi 50 përqind.

Haxhiu ka paralajmëruar se ky sondazh do të bëhet publik së shpejti. Ajo tha se pikërisht për këtë partitë e tjera kanë frikë nga zgjedhjet.

“Në sondazhet e fundit, ne kemi dalë me mbështetjen e mbi 50 përqind.” Sondazhi i fundit do të dalë shumë shpejt dhe kjo është arsyeja pse ata kanë frikë nga zgjedhjet “, tha ajo./T7

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close