Vazhdon tradita e punësimeve familjare shikoni se kush rehatohet tani

Atlantida Haxhiu, vajza e deputetes, Teuta Haxhiu u zgjodh si infermiere në nivelin fillor, në konkursin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, të udhëhequr nga Armend Zemaj.

Niveli fillor përfshin qendrat kryesore të mjekësisë familjare.

Haxhiu do të veshë mantelin e bardhë për të ushtruar profesionin e infermierit.

Kjo shihet në rezultatet e publikuara të Mërkurën në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ajo është e fundit në listën e atyre që kanë mbaruar shkollën e mesme në mjekësi.

Haxhiu kështu do të marrë një pagë prej 422 euro nga buxheti i Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë në konkursin e shpallur kishte njoftuar se afati i kontratës është 3 muaj me mundësi vazhdimi. Atlantida Haxhiu gjithashtu kishte punuar si vullnetare në QKUK, nga koha kur koronavirusi ishte shfaqur në Kosovë.

Kujtojmë që konkursi për profesionistët e shëndetësisë u shpall në qershor të vitit 2020. Kjo Ministri kishte kërkuar mbi 200 profesionistë shëndetësorë në fusha të ndryshme.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close