Glauk Konjufca tregon cilat janë tre opsionet për ta zgjedhur Presidentin

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas paralajmërimeve të zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës se kjo parti mund të jetë pjesë e qeverisë nëse plotësohen dy kushtet e saj.

Glauk Konjufca, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, tha se zgjedhja e presidentit mund të bëhet përmes tre opsioneve.

“Isa Mustafa duhet të heqë Avdullah Hotin, Haradinaj duhet të votojë për kandidatin e PDK-së ose PDK duhet të votojë për presidentin Ramush. Për të marrë 80 votat e kërkuara, nuk është shumë e lehtë të bësh pazar. Duhet të shohim kush do ta paguajë çmimin”, tha Konjufca në DebatPlus në TV Dukagjini.

Ndryshe, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka konfirmuar në TV Dukagjini se është pozicioni i partisë, që PDK-ja mund të bëhet pjesë e qeverisë nëse merr postin e presidentit ose kryeministrit.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close