Kryeministri Avdullah Hoti kundërshtoi Isa Mustafën, vjen edhe paralajmërimi për të

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë publikisht se ai ka hequr vijat e kuqe për PDK-në dhe sheh një bashkëpunim me ta në një të ardhme të afërt.

Por Kryeministri nga LDK, Avdullah Hoti, tha sot se qeveria është e qëndrueshme dhe nuk shoh arsye për të hyrë në kombinime të tjera

Kundërshtimi i Hotit ndaj Mustafës u komentua nga analisti politik Faton Mehmeti.

Ai thotë se Hoti nuk mund t’i rezistojë idesë së Mustafës, edhe nëse është kundër vullnetit të tij.

“Mund të ketë ndryshime, por Hoti nuk mund t’i rezistojë më idesë së Isës, edhe nëse është në kundërshtim me vullnetin e tij. Të mos harrojmë se Isa Mustafa arriti të shkarkojë Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetarit, edhe pse ajo kishte më shumë vota, duke e lënë atë me Dullën. Kjo mund të jetë taktika e Hotit që ai të mos ndihet keq para votuesve të LDK-së, të cilëve nuk u kanë premtuar me PDK, dhe për të ruajtur këtë kohezion ai e përdor atë si taktikë “, tha ai.

Mehmeti më tej thotë se çdo kundërshtim i Hotit ndaj Mustafës, mund të pasojë fatin e Vjosa Osmanit, pra shkarkimin e tij.

“Sidoqoftë, fjala e Isës në LDK bëhet ligj, dhe askush nuk mund ta bëjë ndryshe. Sipas mendimit tim nuk është mirë që kryetari i partisë me infulencu apo diktu punën e qeverisë, kështu që i dëmton vetëm ata. Sidoqoftë, Avdullah Hoti nuk ka fuqi të kundërshtojë z. Mustafa, pasi fati i Vjosës mund ta presë, për më tepër që Hoti nuk është as në mesin e votuesve të partisë së tij. “Nëse Hoti me të vërtetë nuk dëshiron PDK në qeveri dhe z. Mustafa imponuar një gjë e tillë mbi të, kjo  vetëm e ndërlikon punën e qeverisë, tashmë mjaft të brishtë dhe pa rezultate të prekshme “, tha Mehmeti për” Bota sot “.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close