Hoti i kundërpërgjigjet VV-së për anulimin e mbledhjes në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi dje se për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, ai ka shtyrë takimin e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë, të planifikuar për këtë të Premte.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kërkuan që të mos anulohet kjo mbledhje, ashtu siç e pret Kuvendi, shkruan IndeksOnline.

Hoti sot në një konferencë për shtyp iu përgjigj VV-së duke thënë se agjenda e Qeverisë përcaktohet vetëm nga ai dhe askush tjetër.

Kryeministri ka vlerësuar se nesër është një takim i rëndësishëm në Kuvend ku do të rishikohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Kam dhënë arsyen pse e kemi shtyrë dje këtë takim dhe e kemi bërë në koordinim me Kryeministrin Rama.

Agjenda e Qeverisë përcaktohet vetëm nga unë, askush tjetër. Nesër është një takim shumë i rëndësishëm në Kuvend, ku ndër pikat është edhe ndër Ligjin më të rëndësishëm për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe unë duhet të jem atje së bashku me deputetët në Kuvend për të avancuar këtë ligj.

“Ndërsa ne e kemi zhvendosur këtë takim për vetëm një javë, nuk ka asnjë çështje kaq urgjente që të mos zhvendoset”, tha ai. / IndeksOnline /

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close