Haradinajt me mendime ndryshe për Specialen

Ramush e Nasim Haradinaj përveç luftës, nuk ndajnë as partinë por as qëndrimet rreth dosjeve të publikuara e që supozohen të jenë të Gjykatës Speciale, në Hagë.

Përderisa kryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ndarë me gazetarët vëllimin e tretë të dosjeve që supozohen të jenë të Gjykatës Speciale në Hagë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se “veteranët po bëjnë një gabim të madh me publikimin e tyre”, shkruan Indeksonline.

Të dy ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë këndvështrimet e tyre.

Nasim Haradinaj thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet nëse personat e panjohur vazhdojnë të sjellin dosje në zyrat e OVL të UÇK-së, duke qenë i bindur se kjo sipas tij, do t’i ndihmojë shokët e luftës që akuzohen siç është shprehur, padrejtësisht, nga Gjykata e Hagës.

Por kështu nuk mendon Ramush Haradinaj, i cili e sheh këtë si një “grackë në të cilën ka rënë me a pa vetëdije” Organizata e Veteranëve të Luftës.

Indeksonline sjell një videomaterial të përgatitur në të cilën shihen mendimet ndryshe të dy Haradinajve rreth publikimit të dosjeve të Speciales

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close