Ukraina drejt njohjes së Kosovës?

Zëvendës Ministri i Jashtëm ukrainas Vasyl Bodnar, në një intervistë me RTV Ora, paralajmëroi për një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.

“Sipas diplomatit ukrainas, nuk duhet të ketë paralele midis Kosovës dhe Krimesë, sepse sipas tij, ato janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra.”

Tradicionalisht, ne kemi qenë të vendosur për sovranitetin territorial të vendit. Ky është një parim i yni. Por për ne nuk ka asnjë paralele midis dy rasteve. Kjo sepse çështja e Kosovës është një gjë dhe ajo e Krimesë është një gjë tjetër.

Në rastin e Kosovës, ne kemi një vend që është njohur nga një numër vendesh dhe në rastin e Krimesë, ne po flasim për një territor që është marrë me forcë nga Rusia. Pra nuk është një çështje e thjeshtë. Ne nuk e kemi njohur zyrtarisht Kosovën, por nëse i shihni hapat tanë, ka diçka. Vitin e kaluar ne morëm vendimin për të punuar me pasaportat e Kosovës. Tani ambasadori ynë këtu (Tiranë) dhe ambasadorët në pjesë të tjera të botës kanë marrë udhëzime për të njohur këto pasaporta dhe për të mos kufizuar udhëtimet. Ndoshta duke u nisur nga hapa kaq të vegjël mund të shkojmë drejt disa rezultateve. Unë nuk jam duke folur për një perspektivë të caktuar, pasi pozicioni ynë zyrtar është pozicioni ynë zyrtar. Pra, ne duhet të merremi me këtë rast në rrethanat ku jemi “, tha Bodnar në intervistën e tij për RTV Ora. Aktualisht, përkundër fushatës së fortë të Serbisë për njohje, Kosova njihet nga 116 vende.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close