Aplikimi për lotarinë amerikane nis më 2 tetor, këto janë rregullat

Ndërsa ëndrra amerikane për aplikantët e vitit 2020 skadon më 30 shtator, programi tjetër fillon në mesditën e 2 tetorit për 55 mijë persona që do të kenë fatin të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes lotarisë amerikane midis 6 rajoneve gjeografike.

Regjistrimi elektronik për programin US Lottery 2021 fillon të mërkurën, 2 tetor dhe zgjat deri në mesditë të 5 nëntorit.

Kushdo që nuk ka një diplomë të shkollës së mesme dhe ka të paktën dy vjet përvojë në një pozicion të veçantë nuk është i kualifikuar. Një kriter tjetër për aplikimin është mosha e fotove (pa syze dhe pajisje) ku ato nuk duhet të jenë të njëjta me ato të aplikacioneve të mëparshme dhe janë bërë gjatë 6 muajve të fundit.

Nëse keni krijuar një familje duhet t’i përfshini gjatë aplikimit, vetëm nëse fëmija juaj ka mbushur 21 vjeç ose është i martuar nuk mund të bëheni pjesë e saj.

Pas regjistrimit me të dhënat e kërkuara në formular, ku pasaporta kërkohet përveç kartës së identitetit, do të merrni numrin e konfirmimit, të cilin duhet ta ruani për të kontrolluar adresën e llotarisë amerikane nga 5 maj 2021 nëse jeni zgjedhur.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close