OSMANI MERR MBËSHTETJE NGA ZYRA E BE-SË PËR KËRKESËN E DREJTUAR SPECIALES

Zyra e BE-së në Kosovë reagoi pasi Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dje i dërgoi një letër Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar me seli në Hagë, në lidhje me kërkesën e bërë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për bërjen e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me mandatin e këtyre Dhomave, i njohur ndryshe si Gjykata Speciale, raporton Insajderi.

Zyra e BE i ka ofruar mbështetje Osmanit, duke thënë se kërkesa e Osmanit për ndryshimin e propozuar është në përputhje me ligjin.

“Ne kemi shprehur vazhdimisht pritjen tonë që autoritetet e Kosovës do të mbështesin angazhimin e tyre për sundimin e ligjit dhe mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Vendimi i marrë nga Kryetari i Kuvendit për të drejtuar ndryshimin kushtetues të propozuar në Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese është plotësisht në përputhje me dispozitat e vendosura në Kushtetutë dhe ligj ”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Më 25 gusht, Presidenti Thaçi iu drejtua Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me një propozim për të ndryshuar Kushtetutën për të zgjatur mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshojë nenin e amendamentit, i cili thotë se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesë vjeçare. Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë derisa njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”. / Insajderi.com

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close