Detaje të reja për djegien e “BMW”-së te rruga “C” (VIDEO)

Një veturë e tipit “BMW” ka marrë flakë pas mesnate në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Bedri Berisha”.

IndeksOnline mëson nga burimet se ky ishte një zjarrvënie e qëllimshme.

Po ashtu, IndeksOnline ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes sot për tu marrë me rastin.

Lajmi është konfirmuar edhe nga PK për IndeksOnline.

Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, po digjet një veturë tip BMW.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë e nevojshme të policisë, të mbështetura nga zjarrfikësit, shkuan në vendin e ngjarjes.

 

Zjarri u lokalizua, u shkaktuan vetëm dëme materiale.

“Aktualisht, hetuesit policorë po vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë që të ndriçojnë dhe sqarojnë të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre. / IndeksOnline /

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close