Kjo është rezoluta e propozuar nga VV-ja, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një rezolutë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

“Në mbështetje të nenit 65.1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 6.1, të Rregullores së punës të Kuvendit të Kosovës, pas raportit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi , më 17 shtator 2020, “Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i propozon Kuvendit të Kosovës që ta miratojë këtë”, thuhet atje.

Rezolutë:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka autorizuar dhe nuk i ka dhënë leje Avdullah Hotit që të bëj zotime të tilla të njëanshme lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Kuvendi i Kosovës nuk mbështet zotimet e tij të njëanshme që kanë të bëjnë me pikat për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara më 4 shtator 2020 në Washington DC.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mbështet kurrfarë bisedime a dialogu që rikthejnë çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë si temë. Asnjë zyrtar i Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca apo autorizime dhe nuk i lejohet që të bisedojë për këtë çështje.

3. Ujmani si liqen artificial, është pronë dhe aset tërësisht i Republikës së Kosovës, i ndërtuar me fonde të Kosovës dhe menaxhohet nga Kosova. Si i tillë Ujmani dhe asnjë aset a pronë tjetër e Republikës së Kosovës kudo që ndodhet ajo, nuk mund të negociohet.
Image

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close