Vazhdon trendi në rënie i numrit të të prekurve me Covid, këto komuna prijnë me raste

Edhe gjatë këtyre 24 orëve të fundit, trendi i ditëve të fundit ka vazhduar me një numër më të vogël të rasteve të infektuara me Covid-19. 71 të infektuar, 199 të kuruar dhe një person i vdekur është bilanci i 24 orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.

Prishtina vazhdon të kryesojë me numrin e të infektuarve me 20 raste, e ndjekur nga Skenderaj me 6 raste, dhe Ferizaj, Gjilani, Peja dhe Vushtrria kishin 4 raste në 24 orët e fundit.

Renditja sipas IKSHPK, e komunave me raste pozitive:

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 20 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Klinës 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Prizrenit 3 raste, Komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakova 2 raste, komuna Kamenica 2 raste, komuna Mitrovica 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me një rast komunat e Deçanit, Malishevë , Shtime dhe Suhareka.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close