Ekskluzive: Lista Serbe E Pakënaqur Me Punën E Kryeministrit Hoti – Largohet Nga Koalicioni!

Burime brenda qeverisë kanë thënë se serbët janë të pakënaqur me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Avdullah Hoti për të bashkëqeverisur, kështu që Lista Serbe po mendon seriozisht të largohet nga koalicioni qeverisës.

Disa kërkesa të shprehura nga serbët për t’u zbatuar janë bllokuar nga ekzekutivi dhe kjo ka bërë që udhëheqësit e Listës Serbe të marrin në konsideratë mundësinë e largimit nga qeveria dhe me këtë hap qeveria Hoti mund të bjerë.

Edhe Anëtarët e kabinetit nga ana e  Listës Serbe janë të pakënaqur me punën e Avdullah Hotit dhe me qasjen e tij ndaj tyre kështu qe janë duke shqyrtuar seriozisht mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës.

Marrëveshja LDK-Lista Serbe u arrit në ditën e votimit të qeverisë. /IndeksOnline

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close