Agjencia Kundër Korrupsionit ndjek Hashim Thaçin dhe të tjerë

Rreth 950 zyrtarë të lartë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga Agjencia Kundër Korrupsionit. Ndër zyrtarët pasuritë e të cilëve do të kontrollohen edhe një herë është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një lotarie publike, janë përcaktuar emrat e zyrtarëve publikë të cilët do të kenë një kontroll të plotë të pasurive të tyre nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Shorti i ka rënë gjithashtu Presidentit, disa anëtarëve të Kuvendit të Kosovës dhe disa kryetarëve të komunave.

Kjo listë përfshin Presidenti Hashim Thaçi, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi.

Disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës janë gjithashtu pjesë e listës së publikuar nga AKK-ja. Doruntinë Maloku, Valdete Idrizi, Besa Ismaili, Labinotë Demi-Murtezi, Branislav Nikolic, Artan Abrashi e Sejdi Hoxha, janë vetëm disa prej tyre.

Përndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit ka një mandat ligjor për të bërë kontroll të plotë të pasurive të zyrtarëve të tjerë që nuk janë zgjedhur me short.

“Përveç kësaj liste të lëshuar nga llotaria publike, Agjencia Kundër Korrupsionit ka një mandat ligjor për të bërë kontroll të plotë të pasurive të zyrtarëve të tjerë të cilët nuk janë zgjedhur me short, sipas detyrës zyrtare ose me kërkesë të publikut ose persona të interesuar., në rastet kur ka dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklaratave ”, thuhet në njoftimin e AKK-së. / Insajderi.org

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close