Thellohen përçarjet e koalicionit, Mustafa i reagon ministrit të AAK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka sqaruar se nuk i jep udhëzime për dialog kryeministrit nga kjo parti, Avdullah Hoti.

Mustafa, ndërsa reagoi ndaj deklaratës së Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi, se në punët e jashtme Hoti do të udhëzohet nga tre liderët politikë, tha se ato janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit.

Sipas Mustafës, ai vetëm konsultohet me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit qeverisës, në mënyrë që dialogu të zhvillohet brenda kornizës së parimeve siç janë rënë dakord, raporton Bota sot.

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit…

Gepostet von Isa Mustafa am Sonntag, 13. September 2020

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close