Vetëvendosje: Hoti për marrëveshjen e Washingtonit ka mbrapa vetëm gjysmën e LDK-së dhe këtë parti

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për marrëveshjen me Serbinë në Washington ka mbështetjen vetëm të gjysmës së partisë së tij, Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Nismës Socialedemokrate.

Sipas saj, kjo pasi vetëm këto dy palë nuk kanë paraqitur ankesa në marrëveshjen për “normalizim ekonomik”.

Ajo ka përsëritur se deputetë të VV-së kanë ftuar Hotin dhe qeverinë që ai udhëheq në raportim para disa komisioneve parlamentare “për koncesionet që ka bërë me Serbinë”.

Nagavci ka thënë se kërkesa e Hotit që të raportojë në Kuvend ka ardhur pas kërkesave që ka bërë VV-ja. Ajo ka kërkuar që raportimi i Hotit në Kuvend të caktohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, që do të mbahet të hënën e javës që vjen.

Lëvizja Vetëvendosje po mban konferencë për media.

Në konferencë po flet nënkryetarja e saj Arbërie Nagavci.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close