“S’E KAM ALTERNATIVË ASNJËHERË LARGIMIN NGA LDK-JA”

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nuk e ka alternativë largimin nga LDK-ja.

Me largimin e Vjosa Osmanit nga partia, sot në media u përfol se Abdixhiku do t’i bashkohet asaj në rast të themelimit të partisë së re, por ai  e mohoi këtë gjë.

“Nuk e di pse po bëhet temë largimi im nga LDK. Nuk ka qenë, s’është dhe s’do të jetë asnjëherë alternativë e imja”, ka thënë sot Abdixhiku.

I njëjti s’e pati votuar shkarkimin e Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë – njëra nga arsyet e largimit të Osmanit nga LDK-ja. Madje, ai kishte thënë se nuk i sjell dobi largimi i figurave kryesore.

“LDK-së i duhet unitet. Çdo mospajtim është i zgjidhshëm. Unë nuk besoj se largimi i figurave kryesore të partisë nga pozitat udhëheqëse na sjellë ndonjë dobi. Përkundrazi, çdo largim i tillë na bën më të dobët e më të ligë. LDK nuk ka njerëz në tepricë; LDK ka nevojë për njerëz me shumë; sidomos tani, sidomos të profilit të tillë”, kishte thënë.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close