Kryeministri Hoti godet Vjosa Osmanin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kritikave të Vjosa Osmanit, e cila e ka quajtur arrogant shefin e qeverisë.

Hoti ka deklaruar se Osmani po mban pozicion të gabueshëm në raport me marrëveshjen për ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka thënë se Osmani “zakonisht i kupton gabimet e saj me vonesë”.

“Mund të numëroj 119 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët mund të bëjnë punën më mirë sesa zonja Osmani, por kjo është krejt relative. Për dallim prej një pjese të opozitës që kanë qenë gjithmonë gabim dhe kurrë nuk e kanë kuptuar që e kanë gabim, zonja Osmani e kupton që është gabim pas tri vjetësh”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për media.

Në këtë konferencë për media, ai ka goditur edhe VV, për të cilën ka thënë se ka mbajtur anë të gabuar që prej Marrëveshjes së Rambujesë më 1999.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close