VV kërkon votat e AAK-së dhe PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media ku ndër të tjerash është përmendur edhe mundësia për mocion-mosbesimi ndaj Qeverisë Hoti.

Zyrtari i kësaj partie, Glauk Konjufca tha se meqenëse po shihet se marrëveshja në fjalë nuk ka mbështetje, atëherë duhet t’i rikthehen fokusit tek rrëzimi i qeverisë.

“Meqenëse këtë marrëveshje po e përkrah vetëm gjysma e LDK-së dhe gjysma e Nismës atëherë është moment i mirë që ta rikthejmë mocionin e mosbesimit. Nëse kjo qeveri vazhdon me këtë avaz edhe në Bruksel, do të vijnë kompromise edhe më të dëmshme”, deklaroi Konjufca.

Ai madje tha se nëse arrihet pajtueshmëri, atëherë rrëzimi i qeverisë është i mundshëm.

“Është koha që edhe PDK-ja dhe AAK-ja të reflektojnë pasi që vetëm nuk po pajtohen me këtë marrëveshje, që t’i bashkojmë nënshkrimet tona. Nëse iniciativës tonë i bashkohet AAK dhe PDK, atëherë mendoj që votat janë të mjaftueshme që kjo qeveri të dërgohet në shtëpi”, tha Konjufca./Indeksonline/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close