Vjen paralajmërimi i fortë nga AAK-ja: Avdullah Hoti mund të shkarkohet nesër

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) do të zhvillojë një takim të Këshillit Drejtues gjatë ditës.

Deputeti i kësaj partie Gazmend Syla ka thënë se temë e këtij takimi do të jetë edhe diskutimi për koalicionin qeverisës, si dhe takimi i fundit në Uashington, ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë.

Ai e ka porositur kryeministrin Avdullah Hoti se mund të shkarkohet qysh nesër nëse nuk merret parasyshë AAK-ja, si partner qeverisës.

Drejtperdrejt nga AAK, a do të rrëzohet Qeveria Hoti?

Drejtperdrejt nga AAK, a do rrëzohet Qeveria Hoti?

Gepostet von GazetaBlic am Dienstag, 8. September 2020

“Mendoj që ishte dashtë me qenë tema e takimit në Uashington, nënshkrimi i marrëveshjes. Do të diskutojmë për koalicionin, i shohim këto fërkime ne, por zoti Hoti duhet të ketë parasyshë se ai ka ardhur me votën tonë kryeministër dhe mund të shkarkohet nesër, siç janë shkarkuar edhe kryeministrat tjerë”, ka thënë ai për “Front Online”.

Syla i ka bërë thirrje Hotit të e respektoj AAK-në dhe të tregoj transparencë edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Ai duhet të e respektoj partnerin e koalicionit në këtë rast Aleancën, edhe raportimin në Kuvend duhet ta bëjë, është obligim i kryeministrit me na tregu. Besoj që do e bëjë edhe vet pa pasur nevojë ne me mbledhur nënshkrime me e ftu me raportu, tash po e presim edhe reagimin e tij”, ka thënë ai./GazetaBlic/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close