NËNSHTRIM PA NJOHJE

Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar të dëmshme marrëveshjen e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo parti në një konferencë për media, të cilët thonë se Serbia një gjë të tillë po e bën për dominim ekonomik me Kosovën.

Nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca e ka quajtur marrëveshjen me Serbinë, “nënshtrim pa njohje”, teksa ka shtuar se vetëm gjysma e LDK-

Sipas tij, zgjidhja e vetme është mocioni për rrëzimin e qeverisë, për çka ka kërkuar edhe përkrahjen e PDK-së dhe AAK-së e që sipas tij këta të fundit janë shprehur kundër marrëveshjes.

“Mua më duket që kjo ishte një marrëveshje “nënshtrim pa njohje”. Së pari, tërheqja e kryeministrit Hoti pa njohje është lajm i keq, i bie që Qeveria e Kosovës i shkon për shtati asaj të Serbisë. Kosova s’ka nevojë të paguajë asgjë për njohjen e Serbisë. Çmimin më të madh ne e kemi paguar gjatë kohës së gjenocidit të kryer nga Serbia. Kosova absolutisht nuk duhet të jep asgjë nga shtetësia e vet. E pamë se si në këtë proces të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë fatkeqësisht u hap tema e resurseve të Kosovës. Për herë të parë një kryeministër u pajtua që Ujmani të jetë pjesë e negociatave dhe të del në tryezën e dialogut”, tha Konjufca.

Ai tha se kushdo që pranon të jep resurset e Kosovës, bën një krim të madh. Ndër tjera, Konjufca shtoi se është shqetësuese se si Qeveria e Kosovës pranon që për një vit të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. /Insajderi.com

së dhe NISMËS e përkrah këtë marrëveshje.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close