KONJUFCA: THIKAT ISHIN METAFORE PËR NDARJE

Ish-ministri i Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufca, ka komentuar marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit, ku ka sqaruar edhe “thikat” të cilat më parë “I kishte paralajmëruar Kurti për takimet në Uashington”.

Konjufca, ka thënë se “thikat ishin metafore për ndarje”, dhe sipas tij kjo ka “ndodhur”, pasi për herë të parë është përmendur Ujmani ne negociata, njofton Insajderi.

“Thika ishte lloj metafore për ndarje, ajo ndodhi. Ndodhi një lloj ndarje. Thikat nuk kanë brina. a është përmendur Ujmani në një negociatë ndonjëherë ? Kjo pra është hera e parë. Ndodhi një ndarje e një resursi ujor jetik të Kosovës. Resurset ujore janë ndër më të rëndësishmet, nëse jo më të rëndësishmet e një shteti”, tha ai.

Më tutje, zyrtari lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intërvistë për T7, tha se politikanët e Kosovës, “janë kthyer në shërbim të Vuçiqit”.

Po ashtu Konjufca citoi se “Politikanët tanë janë kthyer në shërbim të Vuciqit. Çarkullimi i kamionëve dhe mallrave serbe do të bëhet lirshëm deri ne Durrës. Çfarë humbi Vuciq në Uashington? Asgjë. Ai fitoi gjithçka. Çfarë i duhet tani atij Bashkimi Evropian kur i ka Edi Ramën e Avdullah Hotin? Parashihet që fitimet pas kësaj marrëveshje të rriten deri në 800 milionë në vit për Serbinë në jo më shumë”, potencoi Konjufca. /Insajderi.com

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close