PDK godet marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë që mbështeti fort sot Presidenti Thaçi

PDK në opozitë e presidentin Hashim Thaçi larg Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja e 4 shtatorit i ka gjetur me qëndrime të ndara. Derisa i pari i shtetit doli në konferencë për media për të duartrokitur zhvillimet e së premtes, Partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli është shprehur e zhgënjyer nga “rrëshqitja e bisedimeve në Uashington”. Madje zëdhënësi i këtij subjekti, koalicionin e akuzoi për tradhti, raporton Gazeta Express.

Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Kadri Veseli po thotë se liderët e shtetit nuk e kanë respektuar Kushtetutën në bisedimet me Serbinë, e për marrëveshjet e nënshkruara në Uashington, shtojnë se do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

PDK’ja përmes një komunikate i ka konsideruar zhgënjyese zhvillimet e fundit për dialogun, duke thënë se pritjet për marrëveshjen finale që do të garantonte njohjen e ndërsjelltë janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit të Kosovës.

Partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli kanë kërkuar që të mos rrëshqitet në dialog teknik, duke thënë se bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit.

“PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e Mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës. PDK  është për Shengen, por, jo për Mini-Shengen. Me qëllim të transparencës më të madhe dhe dhënies së llogarisë para Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, PDK do të kërkoj seancë të jashtëzakonshme në ditët e ardhshme.  Ftojmë të gjitha partitë politike t’i bashkohen kësaj iniciative të domosdoshme”, thuhet në reagimin e PDK’së.

Reagimi i partisë opozitare vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për Ujmanin, sipas të cilës thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni.

Por, në të njejtën vijë me PDK’në nuk po deklarohet ish’lideri i kësaj partie e presidentit i vendit, Hashim Thaçi. I pari i shtetit të Kosovës e ka vlerësuar lartë sot në një konferencë para mediave marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se janë shuar konspiracionet e teoritë për thika e harta në Shtëpinë e Bardhë.

Thaci madje thotë se marrëveshja e arritur është rezultat i punës së tij disa vjecare, e se po të kishte unitet në skenën politike, të njëjtat do të nënshkruheshin edhe më herët.

“Nuk mund të bëhet asnjë hap tutje pa unitet politik pozitë – opozitë. Sepse vendi është i të gjithëve. Vetëm kontributi i përbashkët i të gjithëve mund të rezultojë me sukses për vendin tonë, veçanërisht në procesin për implementimin e kësaj marrëveshjeje. Ne gjithë kemi kërkuar çdo herë që të ketë rol udhëheqës lidershipi i SHBA-së, kjo ka ndodhur. Nuk bën të lejojmë që mentaliteti tribal të ndikojë në vonesa që Kosova po i paguan shumë shtrenjtë”, tha Thaçi./GazetaExpress/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close