OSMANI E PRANON: NË LDK KA PËRFUNDUAR GJITHÇKA, PARALAJMËRON BASHKËPUNIM ME KURTIN

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në rast të shkuarjes në zgjedhje, është shumë vonë që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë mbështetje nga ajo, dhe se me përjashtimin që i ka bërë partia më 20 qershor ka përfunduar gjithçka.

“Natyrisht që po dhe përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, ka thënë Osmani, shkruan Insajderi.org

Osmani, ka konfirmuar se mund të bashkëpunojë në të ardhmen me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, dhe se për këtë janë duke diskutuar.

“Ne jemi në kontakt dhe diskutojmë për tema të ndryshme të konkretizimit të bashkëpunimit , dhe se si do të konkretizohet ky bashkëpunim do të ju njoftojmë në momentin që konkretizohet diqka”, ka thënë Osmani./Insajderi.org

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close