Nënkryetari i LDK’së për Vjosa Osmanin: Udha e mbarë i qoftë, ne nuk e kthejmë prapa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, po thotë se partisë mund t’i bëjë hair largimi i Vjosa Osmanit. Kryetari i Istogut thotë se kjo është zgjedhje e vetë Osmanit, por nëse do të shkojë, “udha e mbarë i qoftë”

Këto deklarata të Rugovës vijnë pasi Osmani gjatë ditës së sotme tha se me LDK’në ka përfunduar gjithçka, dhe la të hapur mundësinë e bashkëpunimin e kryetarin e VV’së, Albin Kurtin.
Rugova ka deklaruar për Express se Osmani ka rënë ndesh me vendimet e organeve të LDK’së, prandaj edhe është shkarkuar nga pozitat udhëheqëse që mbante në parti.

“Ajo është larguar nga postet udhëheqëse në parti, pasi ka ra ndesh me vendimet e organeve të LDK’së, qoftë me Këshillin apo Kryesinë e partisë. Bazuar në statutin e partisë, kjo është arsyeja e largimit të saj nga pozitat që ka pasur. Ne të gjithë i kemi mendimet tona, por kur merren vendime me shumicë votash duhet të respektohen, ajo nuk i ka respektuar”, ka deklaruar Rugova.

E për mundësinë bashkëpunimit të Osmanit me ndonjë parti tjetër, apo formimin e një partie të re, Rugova tha se nëse ky është vullneti i saj, “udha e mbarë i qoftë”.

“Unë besoj se i bën hair, nëse është vullneti i saj, udha e mbarë i qoftë. Ne mbrapa nuk e kthejmë”, ka deklaruar nënkryetari i LDK’së.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close