Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës thirrje që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të raportojë për marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington

Sipas VV-së, këtë thirrje e ka dërguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci që është nga ky subjekt politik.

“Më 4 shtator, Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe delegacioni që shoqëronte atë bëri zotime për koncesione ndaj Serbisë për çështje dhe tema që prekin drejtpërdrejt sovranitetin shtetëror dhe bien në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës. Këto zotime si vullnet personal, i konfirmoi me nënshkrimin e tij në fund”, thuhet në njoftimin në Facebook të VV-së.

Njoftimi i plotë dhe kërkesa drejtuar Kuvendit:

Sot, Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci ka kërkuar thirrjen në raportim të Avdullah Hotit lidhur me zotimet e…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Montag, 7. September 2020

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close