Haradinaj drejtuar Hotit: Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur me veprimet e partnerit të koalicionit qeverisës rreth mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të kësaj partie në takimet e kryeministrit Avdullah Hoti, në procesin e dialogut.

Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se nuk është në rregull të shkojë Hoti në takime me koordinatorin shtetëror për dialogun Skender Hysenin dhe jo me njerëz të AAK-së, me të cilën LDK-ja është në koalicion.

“Nuk është në rregull që Hoti të hyjë në takim pa një përfaqësues të AAK-së. Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se është negociuar në kohën kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, me të cilën AAK-ja është në koalicion qeverisës.

“Ne duhet të shkojmë në bazë të Kushtetueses. Marrëveshja për asociacionin ka pasur klauzolë. Gjykata Kushtetuese ka marrë një detyrë për interpretim me kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga”, është shprehur ai.

Haradinaj ka folur edhe rreth dorëheqjes së Albin Kurtit nga posti i kryeministrit në muajin mars, duke thënë se kreu i Vetëvendosjes është dashur t’iu shkojë temave deri në fund.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close