Haradinaj aspak i knaqur me Hotin thotë se delegacioni i Kosovës nuk ka ditur të negociojë: Hoti e Hyseni kanë pasur komoditet të tepëruar

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se delegacioni i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në Uashington nuk ka fituar ato që ka mundur nga negociatat me Serbinë.

Ai po ashtu ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe koordinatori nacional për dialog, Skënder Hyseni kanë pasur komoditet të tepruar.
“Ka pasur edhe anëtarë të respektuar në delegacion. Por duhet të dimë se përvec zbutjes së gjuhës për Ujmanin nuk kemi fituar asgjë. Besoj se kur Serbia kërkoi tërheqjen për pikën 10 kemi mundur të shtojmë presionin drejt tyre. Kështu negociohet. Edhe përmendja e vetëm pikës së Merdares, është dashur të respektohet IBM. Kjo do të na bëhej më e lehtë po të përmendeshin të gjitha pikat. Hoti dhe Hyseni kanë shkuar me komoditet të tepruar”, tha ai.

“Por nuk dua të them se nuk fituam asgjë. Jemi më mirë se kemi qenë. Megjithatë, kjo do të ketë pasojë për brezat e ardhshëm. Isa Mustafa është dashur të jap udhëzime për Hotin. Ai ndoshta i ka thënë se pasi po shkon në Uashington është e udhës që mos të na prishë marrëdhëniet me miqtë tonë“, shtoi ai në Dukagjini.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close