Deputeti i LDK-së: Nuk duam njohje të Serbisë nëse…

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se nuk ka njohje reciproke Kosovë-Serbi, por po kërkohet njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas tij, Kosovës nuk i duhet njohja e Serbisë nëse brenda Kosovës dormohen ministete serbe, apo falim tokë dhe resurse të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook, thekson se, nuk duam njohje të Serbisë duke dhënë nga trupi ynë pasi ajo ka borxhe ndaj Kosovës, nga eshtrat e të pagjeturve, miliarda dëme që shkaktoi në Kosovë dhë përgjegjësi për gjenocid e pushtim 100 vjeçar.

Postimi i plotë:

Njohja reciproke të mos jetë moto e gjymtimit të metutjeshëm të shtetit të Kosovës. Edhe ashtu njohje reciproke ska por po kërkohet njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Edhe pse asgjë në këtë shtet asnjë vendim të madh e kushtetues nuk mirret pa miratimin e Serbëve, e drejtat e tyre janë më afirmative se cdo kund tjeter, akoma neve na kërkohen lëshime në emër të njefarë njohje të Serbisë. Edhe 1000 vjet mos të na njeh Serbia, nëse ne nuk e kemi shtetin e fortë e funksional.

Nëse formojmë minishtete Serbe brenda Kosovës, nëse resurset tona i falim, apo nëse falim toka, nëse Kosova bëhet minishengen per mallrat Serbe, nuk na duhet asnjë kurrfarë njohje të nje shteti të dështuar e jofunksional. Ka ardhë koha me thënë skemi çka japim më. Mjaft është mjaft. Sduam njohje nga Serbia, duke dhënë nga trupi ynë, sepse edhe ashtu na ka borgj shumë, nga eshtrat e 1600 të zhdukurve , miliarda dëme dhe përgjegjesi për gjenocidin e pushtimin 100 vjeqar.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close