Momenti kur Grenell kapet me gazetarë: Më lini të flas për marrëveshjen, ju s’e gjeni Kosovën as në hartë

Emisari i SHBA’së, Richard Grenell ka pasur një përleshje verbale me gazetarë në konferencën pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, pasi që këta nuk dëshironin të flisnin rreth takimit, por për çështje të tjera.

Grenell me të dalë në konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike, gazetarët amerikanë filluan të pyesnin për tema të tjera.

Këtu, emisari i SHBA’së filloi të nervozohet teksa u tha mediave se kjo është një çështje e madhe dhe se një problem 21 vjeçar po zgjidhet.

Më lini të flas fillimisht për Kosovën e Serbinë. S’e di a mund ta gjeni në hartë, jeni shumë të ri për ta kuptuar këtë çështje, kjo është një çështje e madhe, është problem i madh. Është një temë e komplikuar për juve. Le të flasim pak për këtë problem 21 vjeçar, ju nuk e kuptoni se çfarë ndodhë jashtë Ëashingtonit.”, ka thënë Grenell.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close