Ministri për Europë i Gjermanisë komenton foton e Vuçiqit para Shefit të SHBA’së, e quan të turpshme

Ministri i Gjermanisë për Europë, Michael Roth, e ka quajtur turpëruese mënyrën se si është trajtuar Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nga Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, duke aluduar për mënyrën se si Trump e ka ulur në një karrige përballë vetes, raporton Express.

Roth ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter një postim ku shihet Vuçiq i ulur përballë Trump, sipër së cilit ka shkruar “e turpshme”.
Në postimin e shpërndarë nga Ruth thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit.

“Poshtërim pa aspak shfaqje të respektit. Kjo nuk do të ndodhte në Bruksel ndaj asnjë lideri të Ballkanit. Që është një gjë shumë e mirë.Tash t’i kthehemi diplomacisë serioze (që nuk ka të bëjë me zgjedhjet kombëtare.)”, thuhet në postimin që i ka bërë retwett Ruth.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të premten, marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./Gazeta Express

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close