Konjufca: Këta janë skenarët për zgjedhjen e presidentit, a do të hyjë Vetëvendosja në këto pazare?

Ish ministri i MPJ-së, Glauk Konjufca në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka folur rreth mundësisë së një presidenti të ri të Kosovës, nëse ky aktual, Thaçi, jep dorëheqje për shkak të Gjykatës Speciale.

Konjufca ka thënë se, ose hiqet Avdullah Hoti si kryeministër dhe LDK-ja e bën kompromisin të, ose Ramush Haradinaj tërhiqet dhe mbetet pushteti i LDK-së me 3-4 ministra dhe asistentë dhe ai mbetet vet jashtë politikës, ose PDK-ja e ngrit dorën për Haradinajn sikur t’ia ketë borxh.

“Me këto figura politike, ku secilit i duket vetja president, ky presidenti gjasat më të mëdha i ka të na dërgojë në zgjedhje, sepse secili më president se tjetri po del. Në këtë kuptim duke qenë se secili është më president se tjetri, duhet njëra prej tri palëve këtu të lëshojë pe. Ose hiqet Avdullah Hoti si kryeministër, LDK-ja e bën kompromisin me Avdullah Hotin, ose Ramush Haradinaj tërhiqet dhe mbetet pushteti i LDK-së me 3-4 ministra dhe asistentë dhe ai mbetet vet jashtë politikës, ose PDK-ja e ngrit dorën për Haradinajn sikur t’ia ketë borxh, gjë që nuk është rasti. Njëra prej këtyre varianteve duhet të ndodh, për mos të shkuar në zgjedhje. Unë besojë se asnjëra prej këtyre nuk do të ndodh, sepse nëse LDK-ja heq dorë prej kryeministrit, kjo do të ishte më shumë se vetëvrasje. Nëse PDK-ja e ngrit dorën për Haradinajn prej opozitës për ta votuar presidentin e partisë së pestë në Kosovë, kjo nuk ndodh askund në botë, është irracionale. Kjo nuk ndodh, ose nëse ndodh, kjo për PDK-në është me ia dhënë vetes një boks”, është shprehur Konjufca.

Teksa ka thënë se zgjedhjet do të ishin lajm i mirë për Kosovën, Konjufca mendon se Ramush Haradinaj është faktori vendimtar në këtë proces, pasi pa të nuk i kanë votat.

Nënkryetari i VV-së ka theksuar se Vetëvendosja nuk hyn në pazare.

“Mund të ndodh edhe që Ramushi pasi e ka shpallë kandidaturën tërhiqet dhe duhet t’ia votojë një president PDK-së. Por pse t’ia votojnë PDK-së presidentin? Ky është në pushtet. Këta e kanë shumicën në qeveri dhe pa Ramushin nuk bëhet presidenti asesi, Vetëvendosja nuk hyn në pazare. Pa Ramushin i kanë 75 deputetë, ndërsa ai është faktori vendimtar. Çka ka arsye të tërhiqet Haradinaj? Nëse tërhiqet ai, edhe ai i bie një shuplak vetes. Pra, nëse i marrim këta tre parametra dhe njëri prej tyre duhet të ndodh që të zgjedhet presidenti, unë mendojë që secila është shumë e vështirë dhe shpresojë që të ketë zgjedhje të reja në Kosovë, e ky do të ishte lajm i mirë për vendin tonë. Mendoj se populli i Kosovës do ta hiqte qafe një kryeministër shumë të dobët e servil dhe do ta sjellë një qeveri të cilës iu ndërpre mandati në mënyrë të padrejtë”, deklaroi Konjufca për “Bota sot”.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close