Grenell i ashpër me diplomatët europianë për çështjen e vizave të Kosovës

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën, në prag të takimit të nesërm me palën serbe nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, shkruan Gazeta Metro.
Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se BE nuk duhet të ankohet, por t’i liberalizojë vizat që ia ka premtuar kosovarëve.

“Në vend se të ankoheni, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave popullit të Kosovës – të cilin po e premtoni për shumë vite”, ka shkruar Grenell në një cicërimë e cila është si kundërpërgjigje ndaj Mirsolav Lajcak dhe Ëolfgang Ischinger, përcjell Gazeta Metro.

Ndërkaq, emisari i BE’së, Lajcak më herët përmes një shkrimi në Twitter e quajti të rëndësishëm takimin e nesërm me kryeministri kosovar Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vucic.

“Fundjavë e zënë në Bruksel në takime me presidentin Vucic, kryeministrin Hoti dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor Palmer. Duke u bërë gati për dialogun e nivelit të lartë nesër”, ka shkruar Lajcak.

Vlen të theksohet se takimi në BE vjen vetëm tre ditë pas atij në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshje ekonomike mes Kosovës e Serbisë, nën ndëmjetësimin e presidentit Donald Trump./gazetametro.net

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close