Challandes: Berisha e kishte me mua, ja çfarë i thash pas ndeshjes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas ndeshjes duke e analizuar në detaje humbjen ndaj Greqisë.

Ai ka folur për shumë çështje e ndër to është edhe festa e Bernard Berishës pas golit.

Nuk ishte dita perfekt sot por nuk duhet të harrojmë që na munguan shumë lojtar. kemi luajtur dy ndeshje dhe forma e lojtarëve nuk është si duhet”, ka thënë trajneri pas ndeshjes.

Formacioni i gabuar? “Pas ndeshjes gjithmonë mund të themi se nuk ishte vendim i mirë por unë e di pse e kam marr këtë vendim. Bernardi bëri një punë të mirë dhe unë pres që zëvendësuesi të ndryshoj diçka dhe unë duhet të pranoj kritikat“.

Festimi i Berishës:”Unë nuk pranoj festime të tilla, unë fola me lojtarin dhe i thash që ti me tregove që jam këtu dhe këtë nuk mund ta pranoj. Unë i tregova që unë jam trajneri“.

Në pjesën e parë nuk ishim aspak agresiv, unë mendoj që ishte një miks në mes të taktikës“.

Nuk jam i kënaqur me vetveten, nuk jam i kënaqur me këtë lojë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, nuk është turp të humbim ndaj Greqisë“.

Trajneri gjithashtu ka fajësuar edhe mungesën e lojtarëve kyç për këtë përformancë sonte. /IndeksOnline/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close