Kim Mehmeti tregon rrezikun që e pret Kosovën nga Mini Shengeni Ballkanik

Analisti dhe publicisti Kim Mehmeti, ka thënë se Kosova edhe nuk mund të arrinte asgjë më shumë nga ajo që arriti dje në Uashington, duke kritikuar Qeverinë Hoti dhe presidentin e Kosovës.

Mehmeti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në “Mini Shengenin Ballkanik”, është një “federatë” e re ballkanike, me kryeqendër Beogradin, përcjell Bota sot.

Ai ka ironizuar duke i uruar Kosovës, që është bërë faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Lindjes së Mesme.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Me burrështetasit që kanë shqiptarët, edhe SHBA-ja nuk e ka të lehtë t’i ndihmojë ata. Për shembull, me qeverinë ‘Koti’ dhe me Presidentin që ka, Kosova edhe nuk mund të arrinte asgjë më shumë nga ajo që arriti në Uashington.

Siç nuk mund ta shmangte as pezullimin e kërkesave për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare si dhe, anëtarësimin e saj në ‘Mini Shengenin Ballkanik’, që është një ‘federatë’ e re ballkanike, me kryeqendër Beogradin.

Dhe mirë që e kemi mbështetjen e SHBA-ve, por le të mos jemi shumë euforik: popujt e vegjël janë ‘top’ me të cilin lozin më shumë ‘lojtarë’ të mëdhenjë të kësaj bote.

Ndërkohë duhet thënë: o burra, fat për Kosovën që u penguan lobistët shqiptarë për ‘korigjimin’ e kufijve të saj!

Dhe urime Kosovë, që u bëre faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Lindjes së Mesme!” (Kim Mehmeti)

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close