HOTI RA NË KUNDËRSHTIM ME VETVETEN –NËNSHKROI MARRËVESHJEN PËR TË CILËN THOSHTE SE NUK ËSHTË INTERES PËR KOSOVËN

Avdullah Hoti ka rënë në kundërshtim me qëndrimet e tij. Ai kaa nënshkruar marrëveshjen për të cilën thoshte se ai dhe partia e tij Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kurr nuk do ta bënin,në viti 2016.

Mirëpo në zyrën e famshme të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, në prezencë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump, Hoti nënshkroi marrëveshjen e “Mini-shengenit”, shkruan Gazeta Insajderi.

Dikur, Hoti thoshte se një marrëveshje e tillë do t’i pamundësonte Kosovës të vendos kontrolle për mallra që e çrregullojnë tregun e Kosovës.

Pos kësaj, Hoti kishte cilësuar se minishengeni e de-faktorizon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht.

Por si duket, sot Hoti ka harruar qëndrimet e tij. Kryeministri kosovar nënshkroi një dokument 16 pikësh, ku në mesin e këtyre pikave parasheh anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në “zonën e mini-Shengenit”.

Shiko postimin e plotë:

Minishengeni ballkanik është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik, të cilin e kemi refuzuar në vitin 2016….

Gepostet von Avdullah Hoti am Mittwoch, 13. November 2019

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close