Vetëvendosje: Marrëveshja afron Serbinë brenda në Kosovë, ndërkohë që njohja prej Serbisë nuk po afrohet

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Sipas VV’së, “Dy marrëveshje porsa u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C.”.
“Duhet të sqarohet, pse pati nevojë për dy marrëveshje? Kush me kë ka lidhur marrëveshje, kush ka nënshkruar, sepse këto nuk janë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. A janë këto veç një hapje e rrugës për Serbinë në Washington?”, thuhet në reagimin e partisë së Albin Kurtit.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! mban qëndrimin se kjo marrëveshje e lidhur prej një qeverie pa legjitimitet, është një tjetër dështim dhe përfaqësim i padenjë përballë Serbisë, duke qenë se u shkua në takim pa strategji, pa plan, pa objektiva”, thotë VV’ja.

“Kjo marrëveshje duhet të kundërshtohet në Kuvendin e Kosovës, përndryshe do të çojë drejt lëshimeve të tjera, edhe më të rrezikshme. Marrëveshja afron Serbinë brenda në Kosovë, ndërkohë që njohja prej Serbisë nuk po afrohet”, thekson VV’ja.

Rruga e njëjtë çon në dështime të njëjtaDy marrëveshje porsa u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë në Washington D.C….

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Freitag, 4. September 2020

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close