Hoti: Për një vit Kosova pezullon aplikimin në organizata ndërkombëtare – Serbia ndal fushatën e çnjohjeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas konferencës së përbashkët me Presidentin Trump dhe Aleksandar Vuçiq ka folur para mediave.

Hoti ka thënë se Kosova është zotuar për të pezulluar kërkesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“U zotuam, në fakt na është kërkua që të pauzojmë një vit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kjo nuk vlen për njohjet e reja. Ndërsa Serbia është zotuar që për një vit të mos pengojë njohjet e reja të Kosovës. Kjo është vërtetuar sot me njohjen nga Izraeli”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoti thotë se pa mbështetjen e SHBA-së Kosova nuk mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës thotë se me njohjen nga Izraeli Presidenti Trump ka dëshmuar se është i interesuar që projekti i Kosovës të shkojë përpara.

“Këtë marrëveshje duhet ta shohim si hap të madh drejt finalizimit të njohjes nga Serbia”.

Hoti ka kërkuar ndjesë që nuk ka mundur të jetë më i hapur deri tani pasi sipas tij një gjë të tillë e ka kërkuar Ambasadori Grenell./Telegrafi/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close