Flet personi që e vendosi flamurin në Liqenin e Ujmanit, tregon se për çfarë e bëri

Qytetari Bekim Ibishi, dje e ka bërë vendosjen e flamurit të Kosovës tek Liqeni i Ujmanit.

Ibishi ka treguar për qëllimin e këtij aksioni.

Ai tha se qëllimi i organizimit ishte të tregohet se pasuritë natyrore si “Trepça” dhe “Ujmani” janë të Kosovës.

“Qëllimi që e kam çuar simbolin e Republikës së Kosovës është për të treguar se pasuritë natyrore si Trepça dhe Ujmani janë të Republikës së Kosovës. Organizimi ka shkuar mirë por aktivistët hezitonin sepse situata mund të eskalonte dhe për atë kemi shkuar në numër jo shumë të madh. Unë nuk kam frikë të lëviz nëpër territorin e Republikës së Kosovës edhe nëse më kushton me jetë”.

Sipas tij Kosova mund t’i ofrojë Serbisë vetëm fqinjësi të mirë dhe asgjë më shumë.

Ai tha se Serbia i ka shkaktuar Kosovës shumë dëme.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close