Cila është kërkesa e rradhës e Serbisë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”.

Mirëpo, kjo kërkesë nga Serbia nuk është pranuar nga amerikanë dhe nikoqiri i takimit Richard Grenell.

Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo kosovare sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marrëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve.

Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrëveshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni kosovar ku po qëndron në Uashington.

Kelmendi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë gati për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close