VUÇIQ REAGON PAS PËRFUNDIMIT TË TAKIMIT NË WASHINGTON

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb ku këta të fundit, sipas Vuciq, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.

Vuciq thotë se zyrtarët e Administratës e Trump ishin fer dhe se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokumente.

“Dokumentin e parë që e kemi marrë kishte titullin Normalizimi ekonomik. Më pas, nikoqiri na shpërndau një dokument tjetër, ku ne nuk kishin qasje më herët. Ajo letër ishte e tmerrshme, i kishte 15 apo 16 pika, e njëra prej tyre fliste për njohje reciproke. Unë e refuzova këtë. Ky nuk është kurrfarë lajmi, gjëja e vetme ishte se ne thamë që kjo nuk ka nevojë të qëndrojë në një dokument për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan fer dhe dëgjuan. Në dokumentet tjera, kjo pikë më nuk ishte”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Hotin me ndërmjetësimin e SHBA-së, përcjellin mediat serbe.

Njeriu më besnik i Vuciq, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi sot se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, kjo nënkupton njohjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Vuçiq. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin të mëposhtëm

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close