Vuçiq: Amerikanët na dëgjuan, e hoqën pikën ku kërkonin njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb ku këta të fundit, sipas Vuciq, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.

Vuciq thotë se zyrtarët e Administratës e Trump ishin fer dhe se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokumente.

“Njerëzit nga administrata e Trump ishin fer, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuciq, raporton PTC, transmeton Gazeta Express.

Njeriu më besnik i Vuciq, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi sot se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, kjo nënkupton njohjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Vuçiq. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin të mëposhtëm.
Grenell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “nuk është e vërtetë”, lajmi i ‘The Pavlovic Today’ se presidentit Vuçiq i është ofruar dokumenti për të nënshkruar njohjen e Kosovës.

 

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close