Ulet dukshëm numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë, 78 raste…

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 78 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 29 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe komuna Suharekë 2 raste./IndexOnline

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close