Presidenti Thaçi i kërkon Hotit ta bëjë këtë gjë në SHBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur ftesën e Shtëpisë së Bardhë për takimin e nesërm të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi i cili nuk do të jetë pjesë e këtij takimi i ka kërkuar delegacionit Kosovar që të bëjnë hapa të guximshëm në Washington.

“E duartrokas udhëheqësinë e Shtëpisë së Bardhë, presidentin Donald Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për të sjellur së bashku përsëri Kosovën dhe Serbisë në kërkim të një marrëveshje për paqe. I nxis delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm drejt paqes, pajtimit dhe prosperitet ekonomik”, ka shkruar Thaçi.

Nesër në shtëpinë më të rëndësishme në botë, Kosova dhe Serbia do të takohen për të biseduar në lidhje me temat ekonomike.

Megjithatë nuk është përjashtuar mundësia që në Shtëpinë e Bardhë të diskutohen edhe temat politike.

Në lidhje me takimin në kryeqytetin amerikan sot gjatë ditës ka reaguar edhe Emisari Special Richard Grenell.

Ai ka thënë se do të shtyj përpara agjendën ekonomike për njerëzit e rinj që duan punë dhe janë të orientuar kah perëndimi duke lënë anash politikën.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close