Kurti: Negociatat e vërteta në Washington po ndodhin ndërmjet ShBA’së dhe Serbisë, pa Kosovën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka hedhur kritika të mëdha ndaj delegacionit Kosovar që do të marr pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti delegacionin Kosovar e ka quajtur pa legjitimitet e të papërgatitur duke shtuar se negociatat e vërteta në Shtëpinë e Bardhë janë duke u zhvilluar mes ShBA’së dhe Serbisë pa Kosovën, raporton Gazeta Express.

“Pala kosovare nuk ka legjitimitet e as përgatitje, kurse nuk ka transparencë, nuk dihet agjenda e formati. Ky është një turizëm qeveritar me para të shtetit dhe të popullit. Delegacioni është enorm për nga numri I pjesëmarrësve dhe shumëfish më I madh se ai serb. Negociatat e vërteta janë ndërmjet ShBA’së dhe Serbisë dhe delegacioni Kosovar është ndërmjetësuesi, gjithsesi i panevojshëm”, ka thënë Kurti.

Ai poashtu është shprehur se marrëveshje me Serbinë nuk mund të ketë pa fituesin e zgjedhjeve.

“Nuk ka marrëveshje pa fituesin e zgjedhjeve, Kosova nuk ka nevojë për marrëveshje tjera të pa implementueshme Jemi të bindur se as qytetarët nuk presin gjë prej tyre”, u shpreh Kurti.

Kurti sërish ka sulmuar Emisarin Special Richard Grenell pasi ky i fundit tha se të gjitha temat janë të hapura për diskutim në takim.

“Emisari Grenell konsideron se palën kosovare e ka, ndërkaq duhet t’ia shuaj paknaqësitë palës serbe. Gjithashtu është shumë I dëshmëm deklarimi që tha se jemi të hapur që të shtrohet para nesh secila temë Temat përcaktohen paraprakisht sepse duhet dakordim paraprak për to”, tha Kurti./Express/

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close