HOTI IU DREJTOHET MEDIAVE NË ORËN 21:00, PARA VAZHDIMIT TË BISEDIMEVE NË SHTËPINË E BARDHË

Në orën 21:00 me orën tonë lokale, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do t’iu drejtohet mediave para vazhdimit të negociatave me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë konferencë për media, Hoti do të njoftojë rreth asaj çfarë ka ndodhur në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë është organizuar dhe mirëpritetur nga emisari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA’së, Robert O’Brien.

Këshilltari për siguri shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë bërë përparime në dialogun mes dy vendeve.

“Liderët e Serbisë dhe të Kosovës tashmë po bëjnë progres. Bisedat tona këtë mëngjes kishin në qendër forcimin e raporteve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet e mëtejme pasdite”, ka thënë këshilltari për siguri shtetërore, Robert O’Brien, bëhet e ditur përmes një postimi në Twitter nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close