Zyrtare: Një tjetër futbollist i Kosovës lirohet nga klubi për ndeshjen me Moldavinë

Do të mbahet mend si një nga edicionit më të jashtëzakonshme në botën e futbollit.

Pas lejes së FIFA-së për t’i mbrojtur klubet, që këto të fundit të vendosin për praninë ose jo në ndeshjet ndërkombëtare të futbollistëve respektivë, klubet nuk po i lirojnë lojtarët, e sidomos ata kosovarë, për shkak të frikës së koronavirusit, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, para pak çastesh u konfirmua edhe prezenca e njërit prej tyre. Leart Paqarada do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Moldavisë, por jo edhe atë ndaj Greqisë.

Kështu ka shkruar klubi i ri i Paqaradës, St Pauli, përmes rrjetit social “Twitter”. Kujtojmë se ndaj Greqisë, deri më tani, është konfirmuar mungesa e Milot Rashicës, Benjamin Kolollit, Lirim Kastratit, Hekuran Kryeziut, Idriz Vocës e Florian Loshajt.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close