Konjufca: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve, populli e di kë ta votojë

Ish-ministri i Jashtëm Glauk Konjufca ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja të parakohshme.

Glauk Konjufca në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin ka shprehur bindjen se rezultati i zgjedhjeve të reja do të ishte më i ndryshëm sesa i atyre të 6 tetorit 2019.

Sipas tij, një gjë e tillë do të ndodhë pasi qytetarët e vendit tani i njohin të gjitha partitë dhe e dinë se për cilën duhet të votojnë, dhe se cila parti duhet të udhëheqë vendin në qeverisjen ardhshme.

Megjithatë, Glauk Konjufca tregoi nëse Vetëvendosje beson se do të mund të fitojë 51% për qind të votave, të cilat do t’i siguronin mundësinë asaj si parti e vetme që të formojë qeverinë e ardhshme.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje doli e para, pastaj hyri ne kualicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe koalicioni u prish në mesin e pandemisë me COVID-19 për shkak të përçarjes të këtyre dy partive, kjo arsye çoi në formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

This website uses cookies. We may use them to evaluate site usage in order to display usage-based editorial content and advertising. For more information about cookies and, in particular, how you can opt-out of their use, please see our privacy policy. Privacy Policy

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close